Shkarkohet kreu i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare në Armeni
Kreu i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Armenisë, Argishti Kyaramyan, shkarkohet nga detyra me një dekret të firmosur nga presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian.
Sipas një dekreti të publikuar në faqen e Presidencës së Armenisë, shkarkimi i Kyaramyan nga detyra u vendos pas propozimit nga kryeministri Nikol Pashinyan.
Në dekret nuk ndahet informacion lidhur me arsyen e shkarkimit të Kyaramyan.
Si rezultat i operacioneve të suksesshme që ushtria e Azerbajxhanit ka ndërmarrë në Malësinë e Karabakut të pushtuar nga Armenia, janë çliruar shumë vendbanime nga pushtimi.