Shkatërrohet banda e përbërë nga trafikantë shqiptarë e italianë

Shkatërrohet banda e përbërë nga trafikantë shqiptarë e italianë

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një organizimi kriminal i përbërë nga trafikantë shqiptarë e italianë.

Droga e trafikuar prej 187 kg kokainë do t’i sillte këtij grupi kriminal një fitim tregu mbi 5 milionë euro.

Droga e mbërritur në portin e Vado Ligure, ishte fshehur brenda një kontajneri, për ta trafikuar më pas në të gjithë Italinë.

Me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike e të organizimit kriminal, autoritetet italiane të Guardia di Finanzës së Savonës kanë ekzekutuar 4 urdhër ndalimi, 3 nën masë ndalimi me burg e 1 person i katërt nën ndalimin e banimit në territorin savonez.

Janë kryer gjithashtu 6 kontrolle banesash.

Hetimet e Prokurorisë së Savonës i përkasin viteve 2020-2021 e nisën pas arrestimit të 5 personave me sasi kokaine e hashashi, e qënë pikënisja e këtij operacioni.

Gjatë fazës investigative janë sekeustruar 18 kg hashash e 500 gramë kokainë.

Baza e këtij grupi kriminal ishte qyteti i Savonës, por aktiviteti kriminal i tyre shtrihej në pjesën veri -perëndimore të Italisë e me klientë në të gjithë territorin e vendit.

Të arrestuarit janë transferuar në burgun e Genovas e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./Oranews.tv

LEXO EDHE:

Back to top button