Shkatërrohet grupi i drogës në Itali, mes të arrestuarve dhe disa shqiptarë

Forcat e karabinierëve në Livorno të Italisë shkatërruan një grup të madh kriminal, i cili merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan dhe u shpallën në kërkim 23 persona, një pjesë prej të cilëve shqiptarë, të cilët kontrollonin tregun e kokainës dhe hashashit në Val di Cecina.

Sipas të dhënave grupi furnizohej me kokainë nga lagjet Tor Bella Monaca e San Basilio të Romës.

Operacioni është ende në zhvillim dhe policia italiane nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare për të.

LEXO EDHE:

Back to top button