Shkatërrohet grupi kriminal që vepronte në SHBA, BE e Kosovë, 50 të arrestuar

Një operacion ndërkombëtar i zhvilluar në disa vende, ku pjesë ishte edhe Shqipëria kanë bërë të mundur shkatërrimin e një grupi të strukturuar kriminal dhe kanë vënë në pranga 50 persona. Policia shqiptare ka bërë me dije se në këtë operacion janë sekuestruar mbi 1000 dokumente të falsifikuara dhe janë identifikuar 400 emigrantë të paligjshëm.
Sipas uniformave blu hetimi është drejtuar nga Policia Kombëtare spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit dhe imigracionit në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Europol, me oficerë të udhëzuar për të çmontuar një grup të organizuar të krimit të përfshirë në kontrabandën e migrantëve dhe mashtrimin me dokumentet.
Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dokumente të falsifikuara, dokumentacion financiar, regjistrime të veprimtarive të paligjshme, pajisje elektronike, para dhe droga të ndryshme (kanabis, kokainë dhe droga sintetike).abcnews.al