Shkelja e orës policore dhe mos-mbajtja e maskës, MPB vazhdon me sanksione

Gjatë ditës paraprake, (30.05.2021) policia e Maqedonisë së Veriut ka kapur 188 qytetarë të cilët nuk kanë qenë duke mbajtur maskë, ndërsa 16 persona gjatë natës së kaluar nuk kanë respektuar orën policore, transmeton Alsat. Nga Ministria e Punëve të Brendshme, vazhdojnë të apelojnë që qytetarët të respektojnë masat e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga Covid-19.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se ekspertët kanë rekomanduar heqjen e maskave në ambient të hapur, Komisioni i Sëmundjeve Infektive tashmë ka dorëzuar këtë propozim në Qeveri, ndërsa masa për kufizim të lëvizjes nga ora 24:00 deri në ora 04:00, mbetet në fuqi.

LEXO EDHE:

Back to top button