Shkelja e të drejtave nga institucionet publike – 2705 parashtresa ka pranuar Avokati i Popullit në 2024

Shkelja e të drejtave nga institucionet publike - 2705 parashtresa ka pranuar Avokati i Popullit në 2024

Në vitin 2024 te Avokati i Popullit kanë arritur 2705 parashtresa, nëpërmes të cilave mbi 37 përqind e qytetarëve ankohen për shkelje të të drejtave nga shërbimet dhe institucionet publike.

Mbi 31 përqind e ankesave të tjera kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave nga pushteti qëndror, mbi 10 përqind i referohen shkeljes së të drejtave nga pushteti lokal, ndërsa mbi 6 përqind kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave nga ana e organeve gjyqësore.

Këto të dhëna të raportit vjetor i shpalosi Avokati i Popullit, Naser Ziberi, i cili tha se shpreson që Kuvendi ta miratojë raportin në afatin e paraparë dhe të përcaktojë masat, të cilat do ta detyrojnë pushtetin të zbatojë rekomandimet e dhëna. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button