Shkëlqen Dejvisi, Lejkersi avancon serinë ndaj Feniksit

Los Anxhelos Lejkers ka fituar takimin e tretë me Feniks Sans, në kuadër të “Play Off-it, në NBA, me rezultat 109-95. Entoni Dejvis ishte lojtari me notën më të lartë nga kjo ndeshje, duke realizuar 34 pikë dhe 11 kërcime.  Në formë të mirë u shfaq edhe LeBron Xhejms, i cili shënoi 21 pikë, 9 asiste dhe 6 kërcime.

 

Edhe pse “Suns” kanë fituar ndeshjen e parë të luajtur mes dy ekipeve, tani është Lejkers, që kryeson serine me 2-1. Ndeshja e radhës do të luhët më 1 qershor.

Në përballjet e tjera, Milluoki me 3-0 deklasoi Majami hitin dhe kaloi në çerekfinale, ndërsa Denver Nagets avancon me 2-1 përballjen me Portlandin, pasi që shënoi fitore në sfidën e fundit me rezultat 120-115.

LEXO EDHE:

Back to top button