Shkëmben fanellën dhe vrapon ta merr përsëri atë
Liverpulli mundi Aston Villën në transfertë me 4-1, për të avancuar në raundin tjetër të FA Kupës. Skuadra e Jyrgen Klopit luajti ndaj një ekipi të kategorisë U23 të Aston Villës, kjo pasi te skuadra A kishte disa raste me “Covid-19” dhe nuk u lejuan ta zhvillonin takimin.
https://twitter.com/i/status/1347665838376148992
Por, një gjë interesante ndodhi pas ndeshjes, ku futbollisti i ri i Aston Villës dhe golashënues në këtë takim, Lui Beri shkëmbeu fanellën me Fabinhon, por që trajneri i reagoi menjëherë, duke i thënë se fanella e debutimit nuk dhurohet, dhe sulmuesi i ri vrapoi në tunel te braziliani për ta marr fanellën e tij, por ky i fundit ia dhuroi përsëri të veten.