Shkëmbi mbi fshatin Radozhdë të Strugës i rrezikshëm për banorët

Ekziston ende rreziku, që të ndodhin shembje të reja të shkëmbinjve në fshatin Radozhdë të Strugës, paralajmëroi Mihail Garevski, drejtor i Institutit Shkencor për Inxhinierinë e Tërmeteve dhe Ndryshimeve Klimatike. Të hënën ndodhi një shembje e madhe që goditi disa objekte. Nga një katastrofë më e madhe, shtëpitë e para u shpëtuan nga mashnat e fshatit, të cilët u goditën nga disa ton gurë të rëndë.
https://www.youtube.com/watch?v=U40kmknBtAs&feature=youtu.be
Është mjaft logjike të mendosh se ujërat sipërfaqësorë, disa prej të cilëve filluan të rrjedhin si rezultat i shkrirjes së borës, ose reshjeve dhe këto disa ditë tani kishim temperatura të ulëta, me ngrirjen e këtyre ujërave dhe përhapjen e disa pjesëve tashmë të çara të masës së shkëmbit, dhe si rezultat i kësaj ndodhi që ky bllok të binte. Gjithmonë ekziston rreziku, që të mund të bjerë përsëri ndonjë shkëmb, pjesë e ndonjë shkëmbi. Natyra ka dhënë ndonjë sinjal- deklaroi Mihail Garevski-Drejtor i Institutit Shkencor për Inxhinierinë e Tërmeteve dhe Ndryshimeve Klimatike.
Garevski thotë se nuk mund të urdhërojë evakuimin e popullatës, por që këtë mund ta bëjnë vetë autoritetet, në këtë rast komuna e Strugës. Ai beson se duhet të dilet edhe një herë në terren dhe të propozojnë disa masa parandaluese, ose një lloj rehabilitimi të hapësirës.
Njëra nga zgjidhjet është që të bëhen disa kanale paralele, në mënyrë që të mos ketë fundosje të ujit dhe larje të çarjeve. Së dyti, të vendoset ndonjë rrjet, ose ndonjë injektim i vogël. Ne si ekip mund të vijmë me kërkesë të komunës, për të bërë analizë të të gjithë terrenit, të ngjitemi lart, për të parë nëse ka një fundosje të madhe të ujit. Padyshim që ato janë çarje vertikale, pjesërisht edhe horizontale në një kënd- tha Mihail Garevski-Drejtor i Institutit Shkencor për Inxhinierinë e Tërmeteve dhe Ndryshimeve Klimatike
.Banorët thonë se diçka e tillë në Radozhdë nuk mbahet mend gjatë 200 viteve të fundit.
Pamja ishte e tmerrshme, dukej sikur të ishte rrëzuar një avion. Pati një goditje të madhe. Është çarë nga të gjitha anët. Duhet të vijnë gjeologët, sepse nuk është e sigurt të jetosh këtu. Ndoshta do të shpërngulemi nga këtu. Gjysma e fshatit është nën shkëmb. Ekziston rreziku që edhe ajo të shembet.”
Kjo nuk ka ndodhur kurrë, të ndahet një pjesë e shkëmbit. Kjo është arsyeja pse ne jetojmë këtu, prandaj të gjithë ishin të sigurt. Tani e tutje, do të shohim.”
Nga Komuna e Strugës thonë se do të marrin masa për pastrimin e zonës. Ata me shkrim, iu janë drejtuar shërbimeve kompetente, Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Sizmologjisë Inxhinierike, për të inspektuar dhe të konstatojnë në terren, nëse është e sigurt, dhe nëse duhen të ndërmerren masa shtesë.
Miki Trajkoski