Shkencëtarët italianë kërkojnë shtrëngimin e masave për mbrojtje nga Covid-19

Masa drastike në 2-3 ditët e ardhshme për të shmangur fatalitetet në Itali nga Covid-19 është apeli i 100 shkencëtarëve italianë për presidentin e Republikës, Sergio Mattarella dhe kryeministrin, Giuseppe Conte.

“Si shkencëtarë, studiues, profesorë universiteti, ne besojmë se është e drejtë dhe urgjente të shprehim shqetësimin tonë më të thellë në lidhje me fazën aktuale të përhapjes së pandemisë Covid-19, sipas të cilave dyfishimi i vdekjeve që po vërehet çdo javë mund të çojë shpejt në 400-500 vdekje në ditë’’, shkruajnë studiuesit, duke iu referuar vlerësimeve të lëshuara nga fizikani Giorgio Parisi.

”Pa masa të forta, vdekjet nga Covid-19 mund të kalojnë 400 në dy javë. Në 20 ditët e fundit numri i rasteve është dyfishuar çdo javë dhe numri i vdekjeve filloi të dyfishohej, me një vonesë prej 7 ditësh krahasuar me rastet pozitive”, theksoi fizikanti Giorgio Parisi, nga Universiteti ”La Sapienza” i Romës.

“Ajo që duket e sigurt është se nga numri i rasteve sot mund të gjurmojmë numrin e vdekjeve në një javë. Duke marrë parasysh këtë trend në rritjen e epidemisë, një rritje proporcionale e shtrimeve në spitale në institucionet e kujdesit intensiv është gjithashtu e parashikueshme dhe në këtë mënyrë do të ekzistonte rreziku i kolapsit të sistemit shëndetësor”, shtoi ai.

”Nëse masat do të ishin shumë të forta, pas 10 deri në 15 ditë rastet mund të zvogëloheshin”, përfundoi ai

LEXO EDHE:

Back to top button