Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të thjeshtë për të parandaluar thinjat e flokëve
Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të thjeshtë për të parandaluar thinjat e flokëve

Flokët e thinjura janë një problem që u afrohet shumë njerëzve pas mesit të të 30-tave. Por ditët kur ju është dashur të kërkoni bojë për të hequr flokët e thinjur më në fund mund të jenë një gjë e së kaluarës.
Shkencëtarët nga Universiteti Nagoya në Japoni kanë zbuluar një mënyrë të thjeshtë për të parandaluar thinjat.
Studiuesit zbuluan se antioksidanti luteolin dukej se ndalonte procesin e zbardhjes tek minjtë. Dhe ndërsa ende nuk është testuar te njerëzit, shkencëtarët besojnë se mund të ketë një efekt të ngjashëm.
Më e mira nga të gjitha, ky antioksidant mund të gjendet në disa perime të zakonshme, duke përfshirë selino, brokoli, karota, qepë dhe speca.
“Ky ishte një rezultat befasues,” tha profesor Masashi Kato, autori kryesor i studimit, duke shtuar se “ky zbulim sugjeron se luteolina mund të ketë një efekt unik medicinal që parandalon zbardhjen”.
Sipas WebMD, kaukazianët fillojnë të bëhen gri në mesin e të 30-tave, aziatikët në fund të të 30-tave dhe zezakët në mesin e të 40-tave.
Deri në moshën 50 vjeç, gjysma e të gjithë njerëzve kanë një sasi të konsiderueshme flokësh gri. Folikulat e flokëve përmbajnë qeliza pigmenti që prodhojnë melaninë – një përbërës që i jep ngjyrën flokëve.
Ndërsa plakemi, këto qeliza fillojnë të vdesin dhe pa pigment, fijet e reja të flokëve bëhen gri. Ndërsa njerëzit po përqafojnë gjithnjë e më shumë flokët “argjend”, shumë ende zgjedhin të mbulojnë flokët gri me bojë flokësh.