Shkencëtarët kanë zbuluar një ngjyrë të re sysh: Vetëm 1 për qind e njerëzve e kanë atë, a jeni ju mes tyre?
Shkencëtarët kanë zbuluar një ngjyrë të re sysh: Vetëm 1 për qind e njerëzve e kanë atë, a jeni ju mes tyre?

Ju mund të mendoni se ngjyra e syve tuaj është mjaft e rrallë, por shanset janë që nuk është më e rralla. Shkencëtarët pretendojnë se kanë identifikuar një ngjyrë të re që ata thonë se është më e rralla e parë ndonjëherë tek njerëzit. Deri më tani, dihej se ekzistojnë katër ngjyra kryesore të syve: kafe, blu, jeshile dhe lajthi. Por duket se është zbuluar një ngjyrë e re të cilën sipas ekspertëve e kanë vetëm një për qind e njerëzve në botë, shkruan UNILAD.
Deri më tani, njerëzit me sy të gjelbër janë njohur gjithmonë si të veçantë, sepse kjo ngjyrë ishte më e rralla në botë, me vetëm dy për qind të popullsisë. Pas tyre vijnë njerëzit me sy lajthi, pastaj ata me sy blu dhe kafe. Megjithatë, duket sikur kemi një lider të ri në krye të tabelës së ngjyrave dhe definitivisht nuk është një ngjyrë që e keni parë më parë. Gjegjësisht, shkencëtarët pohojnë se ngjyra më e rrallë e syve nuk është më jeshile, por gri. Sytë me këtë ngjyrë më parë ishin zyrtarisht të panjohur për ne, sepse gri konsiderohej pjesë e ngjyrës blu, por shkencëtarët tani kanë rikalibruar përkufizimet e tyre dhe e kanë bërë gri një ngjyrë të veçantë.
Globalisht, kafeja është deri tani ngjyra më e zakonshme e syve, me 55 deri në 79 për qind të popullsisë së botës që e kanë atë, sipas VeryWell Health. Më pas është bluja, me një përqindje midis 8 dhe 10 për qind, pothuajse e njëjtë me sytë lajthi, të cilët gjenden në rreth 10 për qind të njerëzve në botë. Sytë blu janë më të zakonshëm në Shtetet e Bashkuara, ku rreth 27 për qind e popullsisë i kanë ata, ndërsa sytë ngjyrë lajthi gjenden në rreth 18 për qind të amerikanëve. Dhe së fundi, kemi ngjyrën gri që është “ndarë” nga bluja, e cila llogaritet të jetë e pranishme në më pak se 1 për qind të popullsisë së botës.
Nga rruga, sytë gri dhe blu shpesh ngatërrohen sepse të dy kanë një sasi të vogël melanine dhe thithin gjatësi vale më të gjata të dritës. Ngjyra e syve është në fakt vetëm ngjyra e irisit dhe është një tipar i trashëguar. Gjene të shumta ndikojnë në ngjyrën dhe nuancën e syve të një personi dhe kombinimi i tyre krijon një pigment unik.