Shkencëtarët paralajmërojnë: Vajrat që përdorim për gatim mund të rrisin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë tek të rinjtë!

Mjekët paralajmërojnë se përdorimi i tepërt i disa vajrave mund të nxisë rritjen e tumoreve. Një studim i ri ka zbuluar se vajrat popullorë të gatimit mund të lidhen me një rritje të rasteve të kancerit të zorrës së trashë tek të rinjtë . Hulumtimet e kryera nga një grup i udhëhequr nga qeveria amerikane kanë treguar se vajrat vegjetale, të tilla si vaji i lulediellit, kanola dhe vaji i misrit, mund të shkaktojnë inflamacion kronik në trup.

Megjithëse kërkimet e mëparshme kanë ofruar prova të paqëndrueshme të një lidhjeje midis vajrave të gatimit dhe kancerit të zorrës së trashë, ky studim i ri identifikon vajrat bimore si një faktor rreziku të mundshëm.

Ekipi i studiuesve analizoi tumoret e më shumë se 80 pacientëve me kancer të zorrës së trashë, të moshës 30 deri në 85 vjeç. Rezultatet treguan një rritje të nivelit të lipideve bioaktive, molekulave të yndyrës që formohen nga metabolizimi i vajrave bimore, krahasuar me yndyrnat nga burime më të shëndetshme. Lipidet bioaktive jo vetëm që rrisin inflamacionin, por gjithashtu ndërhyjnë në procesin natyral të shërimit të trupit, duke lejuar kështu rritjen e tumorit.

Studiuesit rekomandojnë përdorimin e vajrave të pasura me acide yndyrore omega-3 , si vaji i ullirit dhe avokados, si alternativa më të shëndetshme.

Ekspertët paralajmërojnë për efektet e ushqimit të përpunuar

Profesori i kirurgjisë në Universitetin e Floridës Jugore, Timothy Yeatman, një nga autorët e studimit, tha: “Dihet mirë se pacientët që kanë një dietë jo të shëndetshme kanë nivele të rritura të inflamacionit në trup. “Tani ne po shohim të njëjtin inflamacion në tumoret e zorrës së trashë.”

Ai shtoi se kanceri është si një plagë kronike që nuk mund të shërohet: “Nëse trupi juaj mbështetet në ushqime ultra të përpunuara çdo ditë, aftësia e tij për t’u shëruar zvogëlohet për shkak të inflamacionit dhe një sistemi imunitar të dobësuar, i cili përfundimisht lejon kancerin të rritet”.

Përdorimi i tepërt i vajrave bimore

Studiuesit theksojnë se vajrat bimore, të pasura me acide yndyrore omega-6, i nevojiten trupit, por në sasi të moderuar. Problemi është se përdorimi i tyre në dietën moderne është rritur në mënyrë dramatike.

Për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kronike si kanceri i zorrës së trashë, ekspertët rekomandojnë:

– Përdorni vajra më të shëndetshëm si ulliri apo avokado.
– Reduktoni marrjen e ushqimeve ultra të përpunuara që shpesh përmbajnë sasi të mëdha të vajrave bimore.
– Rritni marrjen e acideve yndyrore omega-3 përmes peshkut, arrave dhe farave.

Derisa të merren më shumë prova, ulja e marrjes së vajrave bimore të pasura me acide yndyrore omega-6 mund të jetë një hap i thjeshtë për të ruajtur shëndetin.

LEXO EDHE:

Back to top button