Shkencëtarët po kërkojnë për një krimb gjigant në Adriatik

Shkencëtarët po kërkojnë për një krimb gjigant në Adriatik

Instituti i Oqeanografisë dhe Peshkimit në Kroaci ka publikuar një kërkesë të pazakontë në faqen e tij në Facebook duke ftuar qytetarët që ta ndihmojnë në kërkimin e një krimbi gjigant në Adriatik, i cili mund të rritet deri në gjashtë metra.

“Krimbi i madh i detit, i njohur shkencërisht si Eunice roussaei, është më i madhi ndër krimbat që jetojnë në detin Mesdhe. Në literaturë thuhet se një ekzemplar 6 metra i gjatë është kapur në Francë. Ai jeton i varrosur në sedimentin në të cilin ndërton një vrimë që nuk e lë kurrë Është shumë i ndrojtur “Shihet natën kur del dhjetë centimetra, por sapo ndjen rrezikun tërhiqet menjëherë përsëri në vrimë”, shkruan Instituti në Facebook.

“Për peshkatarët është i njohur sepse është karremi për kapjen e peshkut me grep ndër më të mirët, e për disa edhe më i miri, kapet me të ashtuquajturat trapula (kurthe peshku që funksionojnë në parimin e kurthit të miut), por vetëm një ‘sy me përvojë’ mund të njohë një vrimë krimbi,” shtohet në deklaratë.

“Pavarësisht dimensionit dhe rëndësisë së tij magjepsëse për peshkimin, ne dimë shumë pak për biologjinë dhe ekologjinë e kësaj specie. Në fakt, jashtëzakonisht pak! Ne nuk e dimë se si riprodhohet apo sa jeton, ne vetëm hamendësojmë se çfarë dhe si ushqehet dhe ku shpërndahet, nëse është një apo ndoshta më shumë specie!”, deklaron Instituti i Oqeanografisë dhe Peshkimit.

“Për të vlerësuar ndikimin e gjuetisë por edhe për të marrë njohuri të reja për biologjinë e krimbit të madh, Drejtoria e Peshkimit ka nisur një projekt për monitorimin e tij, i cili po realizohet nga Instituti i Oqeanografisë dhe Peshkimit në Split. Ju ftojmë të na ndihmoni në kërkimin tonë duke na bërë të ditur nëse e dini se në cilat zona në detin tonë është prezente kjo specie dhe ku jo”, shkruan Instituti.

“Së fundmi, një peshkatar sportiv nga Spliti, Doris Marinoviq, na dhuroi një krimb të madh të kapur në ishullin Çiovo, duke e konsideruar atë si një ekzemplar veçanërisht të gjatë. Në të vërtetë, ishte 3 metra i gjatë, që e bën atë më të gjatë shkencërisht krimbi më i madh i përpunuar në Detin Adriatik, të paktën sipas njohurive tona”, shton ai.

LEXO EDHE:

Back to top button