Shkëndija “demolon” Rabotniçkin në Shkup

Java e 30 në Ligën e Parë Futbollistike në Maqedonisë , kaloi në luftë mes skuadrave që kërkojnë dalje në Evropë dhe atyre që kërkojnë mbijetesë në elitën e futbollit vendor.

Në derbin e javës së 30-të, në Strugë nuk kishte gola, andaj Akademia Pandev dhe FC Shkupi, arkëtuan nga një pikë. Ndërkoë në Shkup, Makedonija Gjorçe Petrovi nuk lejoi befasi dhe me 3-0 mundi Pelisterin. Ndërkohë në garën për mbijetesë, skuadra e Renovës arkëtoi një pikë të madhe në terrenin e Akademia Pandevit, duke mbyllur takimin me rezultat 1-1. Golin e vetëm për skuadrën tetovare e shënoi Selmani.

Ndërkohë Sileksi shënoi fitore me rezultat 3-1 në terrenin e Bellasicës, ndërsa Vardari pësoi disfatë 2-0 në Veles, kundër Borecit.  Sfida më efikase u zhvillua në Shkup, ku kampioni aktual, Shkwndija mundi Rabotniçkin me 5-3 me pesë autor të ndryshëm të golave. Për skuadrën tetovare shënuan: Da Silva, Hebaj, Nafiu, Alimi dhe Ibraimi.

 

Liga e Parë – Java 30

Rabotniçki 3–5 Shkëndija

Struga Trim Lum 0–0 FC Shkupi

Akad. Pandev 1–1 Renova

Makedonija Gj.P. 3–0 Pelisteri

Boreci 2–0 Vardari

Bellasica 1–3 Sileksi

LEXO EDHE:

Back to top button