Shkëndija “demolon” Sileksin, barazon Struga T.L.

Sot u zhvilluan 3 ndeshje të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, me çka u kompletuan java e 27-të në futbollin vendor. Skuadra e Shkëndijës “demoloi” Sileksin në Tetovë, duke shnëuar 6 herë në rrjetën e mysafirëve nga Kratova. Sileksi shënoi golin e nderit përmes Eftimovit, për të barazuar shifrat në 1-1 në pjesën e parë.

Skuadra tetovare shfrytëzoi barazimin 2-2  të Struga Trim Lumit kundër Bregallnicës, që të afrohet në 3 pikë më afër liderit aktual.

Ndërkohë dy gola mjaftuan që derbi i Shkupit, t’i takojë Rabotniçkit përball Vardarit, në sfidën e zhvilluar në stadumin “Todor Proeski”.

Ditë më parë u zhvilluan 3 takimet e tjera të javës së 27-të. Në stadiumin në Çair, skuadra e FC Shkupit mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me 3-1, ndërsa terrenin vendas e shfrytëzoi edhe Gostivari, që mundi Tikveshin me 2-1. Një gol në minutën e 92-të, mjaftoi që Brera Strumica të shënojë fitore ndaj Voska Sportit.

Liga e Parë – Java 27

FC Shkupi 3–1 Makedonija Gj.P.

Brera Strumica 1–0 Voska Sport

Gostivari 2–1 Tikveshi

Shkëndija 6–1 Sileksi

Struga Trim Lum 2–2 Bregallnica

Rabotniçki 2–0 Vardari

LEXO EDHE:

Back to top button