Shkëndija dhe Struga Trim Lum, ndalen në barazim

Sot u zhvilluan katër përballje nga ato 5 të planifikuar në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Lideri aktual, skuadra e Struga Trim Lum, nuk shkoi përtej barazimit 1-1 në përballjen e zhvilluar në Shkup, kundër skuadrës së Rabotniçkit. Vendasit ishin në epërsi me golin e Sharkoskit, ndërsa një pikë për Struga Trim Lum e siguroi Bunjamin Shabani.

Me të njëjtin rezultat, 1-1, u mbyll edhe përballja në Tetovë, në mes Shkëndijës dhe Akademia Pandevit. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Dorievit, ndërsa mysafirët barazuan shifrat në pjesën e dytë me golin e Gjorgjievskit.

Në Prilep, skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, falë golave të Aganit, Skenderit dhe Aleksovskit, me rezultat 3-1 mundi Pobedën. Ndërsa fitoren e vetme në terrenin vendas e regjistroi skuadra e Bregallnicës, e cila me 2-1 mundi Tikveshit. Ditë më parë, Skopje dhe Sileksi u ndalën në barazim pa gola, ndërsa skuadra e FC Shkupit ishte e lirë. (FOTO: Gol.mk)

Liga e Parë – Java 14

Skopje 0–0 Sileks

Rabotniçki 1–1 Struga Trim Lum

Shkëndija 1–1 Akademia Pandev

Pobeda 1–3 Makedonija Gj.P.

Bregallnica 2–1 Tikveshi

FC Shkupi i lirë

LEXO EDHE:

Back to top button