Shkëndija e mbyll pjesën e parë me Sllovan Bratisllavën me 2 gola epërsi
Shkëndija e nisi më mirë takimin, pasi që Liridon Latifi ksihte tentimin e parë drejt portës së mysafirëve. Pak më vonë u mundua edhe Zejnullai, ndërsa topi rdhi edhe te Besart Ibraimi, por në vijën fundore u ndal tentimi nga mbrojtja sllovake.
Në minutën e 32-të, pas rivënies nga këndi , Shkëndija kaloi në epërsi me golin e shënuar me kokë nga mbrojtësi mysafirë Kenan Bajriç.
Në anën tjetër të terrenit regjitruam një goditje nga Kruz Pokorni që kaloi skaj portës. Pasoi një periudhë e lojës së ashpër dhe arbitri kryesor ishte i detyruar që të ndalojë lojë në disa raste.
Dhe në kohën shtesë , pas një kundërsulmi të shpejtë nga Vebster, Shkëndija shënon golin e dytë përmes Spahiut.








