Shkëndija edhe zyrtarisht do të arkëtojë trofeun e pestë në histori
Shkëndija edhe zyrtarisht do të arkëtojë trofeun e pestë në histori

Shkëndija edhe zyrtarisht do të arkëtojë trofeun e pestë në histori, derisa mbyllet sezoni me ndeshjen e xhiros së 33-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, përballë Sileksit. Kuqezinjtë sot e mbyllin sezonin 2024/25 me një përballje pa presion ndaj Sileksit, në një duel që nuk ka më vlerë të rezultatit, por do të ketë një emocion të veçantë, pasi që skuadra tetovare do festojë titullin me tifozët e flaktë në Tetovë. Pas katër ndeshjeve pa tifozë, stadiumi rikthehet të mbushet me ngjyrat kuqezi, pasi Komisioni i Disiplinës pranë FFM-së ka miratuar kërkesën për uljen e dënimit. Shkëndija hyn në këtë duel pa mungesa në skuadër. Nuk ka lojtarë të dëmtuar apo të pezulluar dhe trajneri Jeton Beqiri ka në dispozicion formacionin e plotë për ndeshjen dhe ceremoninë kampionale.