Shkëndija kërkoi shtyrje, FC Shkupi u përgjigj pozitivisht

Pas tragjedisë së madhe në Tetovë, ku humbën jetën 14 qytetarë, është shtyrë derbi për 14 shtator mes Shkendijës nga Tetova dhe FC Shkupit, ndeshje e vlefshme e javës së 6-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Shkëndija ka kërkuar që të shtyjë ndeshjen për dy ditë, gjë që u pranua menjëherë nga skuadra nga Çairi.  Siç dihet, FFM për shkak të tragjedisë (tre ditë zie në Maqedoni) i shtyu të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë dhe të Dytë nga e shtuna për të dielën.

LEXO EDHE:

Back to top button