Shkëndija kërkon të forcon mbrojtjen me 2 futbollist

Në ditën e fundit të merkatos në Maqedoni, skuadra e Shkëndijës mund të forcohet edhe me 2 futbollist. Pas largimit të Antonio Paviçit, skuadra tetovare mbetet pa mbrojtësin e krahut të majtë dhe me insistim të trajnerit Bruno Akrapoviç, kërkohet reagim i menjëhershëm në këtë pozitë. I pari në këtë listë është Josip Tomasheviç nga Kroacia, i cili është 27 vjeçar dhe mund të luajë edhe si mesfushor. Kroati më parë ka veshur fanellën e Splitit, Cibalisë, Lokomotiv (Plovdiv), ndërsa klubi i fundit është Atromitos nga Greqia.

Në kohë të njëjtë, është kërkuar edhe boshnjaku Stipe Markoviq, i cili gjatë kohë ishte pjesë e Shiroki Brijeg-ut , para setë kalojë te Lokomotiva e Zagrebit.

Që të dy futbollistët janë agjentë të lirë, andaj edhe më lehtë mund të regjistrohet te Shkëndija.

LEXO EDHE:

Back to top button