Shkëndija me fitore minimale në Ligën e Konferencës

Shkëndija e nisi me fitore rrugëtimin europian, i nënti radhazi. Kuqezinjtë nga Tetova mposhtën 1-0 HaverfordVest falë golit të Adenis Shalës në fillimin e pjesës së dytë.

Skuadra shqiptare që garon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, dominoi kundërshtarët nga Uellsi, por u mjaftua me vetëm një gol në duelin e parë të raundit të parë në Ligën e Konferencës.

Sfida e kthimit do të zhvillohet një javë më vonë në Kardif, atje ku trajneri Ardian Nuhiu do të ketë të gatshëm edhe Bruno Ditën.

LEXO EDHE:

Back to top button