Shkëndija me plot optimizën niset drejt Armenisë

Skuadra e Shkëndijës u nis drejt Armenisë, ku e pret përballja kthyese e raundit të parë të Ligës së Konferencës. Skuadra tetovare ne përballjen e parë, të zhvilluar në Shkup, mundi Araratin me 2-0, falë golave nga Shala dhe Nafiu.

Atmosfera në radhët e “kuqezinjëve” është në nivel, ndërsa trajneri Artim Shaqiri, për sfidën kthyese do të ketë në dispozicion të gjithë futbollistët. Pas dy sezonëve dëshpëruese për skuadrën tetovare, duke se ky sezon është më i mirë, posaqërisht pas shfaqjes së lojës dhe formës në takimin e parë.

Mirëpo trajneri Shaqiri, disa herë përsëriti se asgjë nuk ka përfunduar dhe se të enjtën është edhe një takim tjetër, në të cilën Shkëndija duhet të rikonfirmojë formën e mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button