Shkëndija mund Pelisterin në Tetovë dhe mban pozitën e parë

Për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësuese së Maqedonisë në garat e Ligës së Kombeve, java e 4-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, u zhvillua gjatë ditës së shtunë.
Kamponi aktual, Struga Trim Lum rikthehet në kreun e tabelës, pasi që mundi Brera Strumicë me 2-0. Mysafirët pjesën e dytë ishin me një futbollist më pak në terren pas përjashtimit të Laziçit me karton të kuq.
Skenar i njëjtë ishte edhe Kratovë, ku FC Shkupi pësoi disfatë me 1-2, ndërsa nga minuta e 64-të ishte me një futbollist më pak në terren.
Ndërkohë Shkëndija, regjistroi fitoren e parë në stadiumin në Tetovë, pasi që mundi Pelisterin me 2-0.
Debutuesi në Ligën e Parë, skuadra e Besës, nuk shkoi përtej barazimit pa gola me Rabotniçkit. Voska Sport në javën e katërt, regjistroi fitoren e parë në këtë sezon, pasi që në transfertë mundi Vardarin me 3-1. Nuk kishte gola edhe në sfidën mes Tikveshit dhe Gostivarit.
Pas javës së katërt, Shkëndija mban pozitën e parë 10 pikë, një më shumë Struga, ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt janë Gostivari dhe Rabotniçki me nga 8 pikë.
Liga e Parë – Java 4
Struga Trim Lum 2–0 Brera Strumicë
Shkëndija 2–0 Pelisteri
Besa 0–0 Rabotniçki
Vardari 1–3 Voska Sport
Sileks 2–1 Shkupi
Tikveshi 0–0 Gostivari