Shkëndija para sfidave të mëdha evropiane

Në selinë e UEFA-s, sot në orën 14.00 do të zhvillohet hedhja e shortit për raundin përfundimtar të eliminatoreve të Ligës Evropa, ndërsa UEFA ka shkurtuar listën e kundërshtarëve të mundshëm të Shkëndijës.
Në rast se skuadra tetovare kalon Totenhamin, kundërshtarët në plej off për kualifikim në garat në grupe mund të jenë fituesit e dueleve: Rostov – Makabi, Fehervar-Reims, Steaua-Slovan Liberec dhe Uilem II – Glazgou Renxhers.
Ditë më parë Shkëndija mundi Botoshanin në transfertë me 1-0 dhe në raundin e tretë do të takohet me Totenhamin e Hoze Murinjos që poashtu në transfertë mundi Lokomotiv Plovdivin.