Shkëndija e mposhti Slovan Bratislavën me rezultatin e pastër 2-0. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, ndërsa ishte e vlefshme për javën e pestë të Ligës së Konferencës.
UEFA akordon 400 mijë euro për çdo fitore në këtë fazë. Dhe Shkëndija është hera e dytë që e gëzon këtë shumë, ndërsa edhe 130 mijë euro janë përfituar falë një barazimi. UEFA ka ndarë thuajse 1 milion euro deri tani për Shkëndijën.
Sukesi i Shkëndijës ka sjell edhe sukses për kampionatin e futbollit në Maqedoni. Pas fitores ndaj Sllovan Bratislavës, kampionati i Maqedonisë kaloi Irlandën Veriore dhe tani është në vendin e 46 të UEFA-s. kujtojmë se në fillim të Ligës së Konferencës, kampionati i Maqedonisë ishte në vendin e 51-të, ndërsa pas suksesit të Shkëndijës, është në vendin e 46-të.

FOTO: Ekipa.mk








