Shkëndija zbarkon në Slloveni, për sfidën me Mura-n

Ekspedita e Shkëndija ka zbarkuar në Morska Subota, në Slloveni, ku të martën do të zhvillojë ndeshjen kthyese të raundit të parë të Ligës së Kampionëve, kundër Mura-s. përpos disfatës 0-1 në ndeshjen e parë në Shkup, atmosfera është e mirë te kampioni i Maqedonisë, të cilët shpresojnë se mund të përmbysin rezultatin dhe të kalojnë në raundin e dytë.

Të hënën në orën 20.00, futbollistët e Shkëndijës do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin”Fazaneria” në Murska Sobota, ku të martën, në terminin e njëjtë, do të zhvillohet përballja e dytë mes kampionit të Sllovenisë dhe Maqedonisë.

LEXO EDHE:

Back to top button