Shkodran Mustafi ende nuk ka vendosur, por Salernitana ka ofertë konkrete

Mbrojtësi i njohur shqiptar, Shkodran Mustafi është ende pa skuadër, pas më shumë se një viti. Skuadra nga Serie A, Salernitana është duke i kërkuar shërbimet e ish-lojtarit të Arsenalit.

Kontrata e ofruar nga klubi italian për mbrojtësin shqiptar, është deri në fund të sezonit 2024, me mundësi vazhdimi deri në vitin 2025.

Përveç Salernitanas në garë për t’i siguruar shërbimet e fituesit të Kupës së Botës në vitin 2014 me Gjermaninë është edhe ekipi i Vllaznisë së Shkodrës./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button