Shkolla e parë e arsimit profesional arsimor në gjuhën shqipe

Më 1 dhjetor 1909 i hapi dyert pë herë të parë Shkolla Normale e Elbasanit, shkolla e parë e arsimit profesional arsimor në gjuhën shqipe, me 140 student nga gjitha trojet shqiptare, e krijuar në bazë të vendimeve të Kongresit të Elbasanit, i cili ishte mbajtur tre muaj më parë në po atë vit. Në foton e parë, anëtarët e Kongresit të Elbasanit që vendosi çeljen e Shkollës Normale të Elbasanit, ndërsa në foton e dytë, Shkolla Normale e Elbasanit në vitin 1924.