Shkon në 14 numri i viktimave nga rënia e teleferikut në Itali

Një udhëtim i kthyer në tragjedi. Të paktën 14 person mes tyre një fëmijë humbën jetën gjatë një aksidenti në Itali, pasi teleferiku ku ata po udhëtonin u shkëput në lartësi.

Treqind metra nga stacioni më i lartë, në një lartësi prej 1,491 metra, kabllo i teleferikut të Mottarone u prish dhe kabina ra në mes te pyllit duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

Krahas viktimave edhe një fëmijë tjetër 5-vjeçar është një gjendje të rëndë shëndetësore.

Pesë nga viktimat ishin nga Izraeli.

Aksidenti ndodhi rreth orës  2:30 ditën e dielë në Stresa, në Piemonten Veriore, afër Liqenit Maggiore.

Shkaqet mbeten ende të paqarta. Kabina ra dhe u rrokullis poshtë përpara se të ndalohej nga pemët, tha Kryetarja e Bashkisë Severino.

Alpinistët në afërsi dëgjuan një fërshëllimë të lartë para aksidentit, shtoi ajo.

Uebfaqja për shërbimin Stresa-Alpine-Mottarone shkruan se zakonisht duhen 20 minuta për të transportuar pasagjerë në lartësinë 1,491m mbi nivelin e detit.

Teleferiku fillimisht u hap në 1970 dhe u mbyll për mirëmbajtje midis 2014 dhe 2016.

Mottarone ndodhet midis liqenit Maggiore dhe liqenit Orta, duke ofruar pamje piktoreske të rajonit për turistët. Çdo teleferik zakonisht mund të mbajë rreth 40 pasagjerë. Dhe shërbimi ishte rihapur këto ditë pas heqjes së kufizimeve.

Kryeministri italian Draghi e përshkroi ngjarjen një aksident tragjik duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave edhe kreu i këshillit Evropian Charles Michel në një postim në twitter shkroi se Europa është pranë Italisë.

LEXO EDHE:

Back to top button