Shkon në mbi 30 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Gjermani

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Gjermani është rritur në 30.126.

Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI) thuhet se me 348 vdekjet e fundit numri i viktimave ka arritur në 30.126, ndërsa me 10.976 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 1.651.834.

Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 5.562 prej të cilëve 2.960 janë të intubuar.

Ndërkaq, numri i të shëruarve ka arritur në 1.255.734.

Arsyeja për numrin e ulët të rasteve ditore thuhet të jetë testimi jo i mjaftueshëm për shkak të festës së Krishtlindjes.

LEXO EDHE:

Back to top button