Shkrinar edhe zyrtarisht mbyll aventurën me Interin

Shkriniar largohet zyrtarisht nga Interi, pritet kalimi te PSZH-ja. Mbrojtësi Milan Skriniar është larguar edhe zyrtarisht nga skuadra e Interit. Lajmin e ka konfirmuar edhe klubi italian me anë të një komunikate të lëshuar në uebfaqen.
“Gjashtë sezone plot fitore dhe kënaqësi: Aventura e Milan Shkriniar me fanellën e Interit përfundon këtu . Në Inter që nga vera e vitit 2017, Shkriniar ka qenë një nga protagonistët e rrugës së jashtëzakonshme të rritjes së Interit. Përshëndetje dhe falënderime nga e gjithë familja e Interit shkojnë për Skriniar” – thuhet ndër tjerash në komunikatë.