Ndotja e ajrit në Shkup, hyjnë në fuqi rekomandimet
Ndotja e ajrit në Shkup, hyjnë në fuqi rekomandimet

Në Shkup hyjnë në fuqi masat dhe rekomandimet për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit, gjegjësisht për shkak të koncentrimit të shtuar të grimcave PM 10 gjatë ditëve të fundit, njoftoi sot Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në dy ditët, siç njoftojnë nga ky dikaster (25-26 dhjetor) janë matur mbi 150 mikrogramë për metër kub grimca PM 10, duke kaluar kështu pragun e alarmit.
Për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit, rekomandohet që punëdhënësit të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, infarkt ose goditje të mëparshme të miokardit, pavarësisht moshës, me rekomandimin e mjekut amë. Gjithashtu rekomandohet riorganizimi i orarit të punës dhe personat që punojnë jashtë duhet të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
Pjesë e rekomandimeve është që të mos organizohen aktivitete sportive dhe të tjera jashtë dhe të sigurohen kushte për rritjen e aktiviteteve të shërbimeve të urgjencës mjekësore dhe vizitave në shtëpi.