Shkup, optimizëm për propozimin e Brukselit

Plani i Brukselit për tejkalimin e dallimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë shihet me optimizën nga autoritet vendase. Ndonëse pala Bullgare e sheh planin me rezerva, ministri i Jashtëm, Bujar Osmani thotë se në shikim të parë plani i Ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë Augusto Silva dhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Oliver Varhely është bazë ë mirë për të gjetur zgjidhje.


Dje në shikim të parë e kemi vlerësuar si bazë e mirë për të gjetur një zgjidhje. Ne jemi të angazhuar në kuadër të raporteve bilaterale me Qeverinë teknike në Bullgari që të vazhdojmë me mbledhjen e radhës ndër-qeveritare, të realizojmë planin e veprimit për bashkëpunim sektorial dhe kthimin e mirëbesimit mes dyja vendeve”– deklaroi Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për 360 shkallë deklaroi se sinjalet që ka përçuar Silva nga Sofja në Shkup janë optimiste. Ai paralajmëroi një bisede jo formale në katër sy me homologun e tij bullgar, Ruben Radev në kuadër të vizitës zyrtare në Romë.

Silva tha se deri më 22 qershor duhet të mbahet këshilli evropian, deri në atë moment, do të presin nga pala bullgare të thonë “po” për kornizën negociuese. Në këtë këshill marrin pjesë vetëm vendet anëtare të BE-së, për këtë, kryesimi portugez pret deri atëherë të thotë “po” për kornizën negociuese, por edhe të jep mendim për pakon iniciuese të ideve”- deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Diplomatët agoninë e krijuar në opinion e vlerësojnë si mungesë strategjie mes Qeverisë dhe Presidentit. Sipas ish ambasadorit Oliver Shambevski, Qeveria është duke vuajtur pasojat diplomatike nga Marrëveshja me Bullgarinë e cila sipas tij ishte e përshpejtuar.

Çështja që mua më shqetëson është nëse Qeveria ka strategji të përcaktuar se si duhet saktësisht të vepron në këtë kontest, të angazhon diplomacinë ashtu si duhet. Deri tani nuk kam një përshtypje të tillë. Nuk e akuzoj diplomacinë, por i akuzoj ministrin e jashtëm, kryeministrin dhe presidentin”– tha Oliver Shambevski, Ish ambasador.

Pas planit të Brukselit, deklarata e parë e kryeministrit bullgar në detyrë, Stefan Janev ishte se vendi i tij është i gatshëm për dialog dhe zgjidhje praktike me Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë opozita maqedonase thotë se nuk është njoftuar me non pejpërin e Brukselit, por që qasja e deritanishme e Osmanit, Dimitrovit dhe Zaevit lë të kuptohet se Maqedonia e Veriut është larg datës për negociata. Ditë më parë, Zaev, propozimin e Brukselit për tejkalimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes, e cilësoi si bazë të mirë për kapërcimin e pengesave sa i përket fillimit të bisedimeve për anëtarësimin e këtij vendi në BE, pasi në këtë dokument nuk preket çështja e identitet maqedonas.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button