Shkup, sanksionohen 81 shoferë

Shkup, sanksionohen 81 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik, me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 81 sanksione, prej të cilave shtatë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.

Janë shqiptuar edhe tri sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, tri sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), gjashtë sanksione për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit…

Nga MPB, njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rregullave të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, theksojnë nga MPB.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button