Shkup, sektori civil kërkon senzorë për detektimin e ndotjes së ajrit

Instalimi i sistemeve fotovoltaike për energji elektrike, përpunimi i mbetjeve bio që mund të përdoren si pleh organik, përzgjedhja e mbeturinave nga ndërtesat që do të riciklohen, kuzhina popullore e qytetit, qendra për prindërit e vetëm, infrastrukturë më e mirë për biçikleta, janë pjesë nga propozimet e shoqatave për Qytetin e Shkupit. Për çështjen e ndotjes së ajrit, është propozuar të instalohen 100 sensorë në Shkup që do të duhet të lokalizojnë ndotësit.

Nëse do të kishte një sensor në Lisiçe, një sensor në zonën industriale, sensori i parë që do të regjistrojë ndotjen dhe do të aktivizohet, do të thotë që ndotja fillon prej andej dhe pastaj përhapet në pjesët e tjera dhe sensorët e tjerë do ta regjistrojnë të njëjtën gjë”-tha Gorjan Jovanovski, “Ajri im”.

Forumi Qytetar Buxhetor propozimet do t’i paraqesë Qytetit të Shkupit, para se të përpilohet buxheti për vitin 2021.

Me ndryshimin e secilës qeveri, mënyra dhe drejtimi i qeverisjes së qytetit ndryshon. Mendojmë se duhet të ndalemi për momentin, sepse po përballemi me një krizë klimatike”-pohoi Dragana Velkovska, aktiviste dhe anëtare e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Projektet që ata i propozojnë do t’i kushtojnë qytetit rreth 27.5 milion euro. Ekonomisti Branimir Jovanoviç thotë se paratë nuk janë problem.

Nga buxheti fillestar i planifikuar i Qytetit të Shkupit, i cili arrin në rreth 100 milion euro, 20 për qind nuk përdoren, respektivisht afro 15 milion euro. Pra këto paratë bien poshtë”-theksoi Branimir Jovanoviç, profesor universitar.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se propozimet e dhjetëra organizatave do të merren parasysh.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button