Shkupi dy herë në epërsi, Fenerbahçe barazon në fund

Skuadra e Shkupit u ndal në barazim 2-2 kundër gjigantit të futbollit turk, skuadrës së Fenerbahçes, në një ndeshje miqësore, e cila u zhvillua në Turqi.

Trajneri i FC Shkupi, Goce Sedloski rreshtoi ekipin më të mirë në terren. Naumovski ishte në portë, Sengor, Margvelashvili, Brdarovski dhe Sheji ishin në mbrojtje, Zlatkov, Alvarez, Kueven, Hamidi dhe Danfa në mesfushë, ndërsa Adetunxhi ishte në sulm.

Ky i fundit hapi rezultatin dhe solli FC Shkupin në epërsi 0-1 pas dymbëdhjetë minuta lojë. Gëzimi i shkupjanëve zgjati pak, sepse Fenerbahçe u rikthye dhe përmes Linkolnit, në minutën e 15-të, barazoi rezultatin në 1-1.

Skuadra nga Çairi, sërisht erdhi në avantazh të ri, në minutën e dytë të pjesës së dytë. Dhe sërish golashënues ishte Adetunxhi. FC Shkupi rrezistoi në sulmet e skuadrës turke, deri në minutën e 82-të kur Muhamed Gamushaj barazoi shifrat në 2-2.

Fc Shkupi, në kuadër të përgatitjeve në Turqi, do të zhvillojë edhe një miqësore tjetër, kundër Hermanshtadit, para sfidës në Ligën e Kampionëve kundër Linkoln Red Imps-it nga Gjibraltarit.

LEXO EDHE:

Back to top button