Shkupi ndër dymbëdhjetë qytetet më të ndotura në botë

Shkupi ndër dymbëdhjetë qytetet më të ndotura në botë

Mëngjesin e sotëm në Shkup është rikthyer ndotja e tepërt e ajrit. Sipas të dhënave të rrjetit të internetit IQAir, mëngjesin e sotëm Shkupi është ndër dymbëdhjetë qytetet më të ndotura në botë sipas përqendrimeve të grimcave të dëmshme të matura në ajër.

Rreth orës 9 të mëngjesit, Shkupi u rendit në vendin e dymbëdhjetë në mesin e kryeqyteteve botërore me indeksin e matur prej 144 mikrogramë të grimcave të dëmshme. Përqendrimi i grimcave PM2.5 ishte 53.1 mikrogramë dhe i PM10 68.6 mikrogramë.

Të dhënat tregojnë se përqendrimi i grimcave PM2.5 është edhe dhjetë herë i tepruar.

Kjo nënkupton një paralajmërim se ajri është i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme të qytetarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button