Shkupi pranon edhe 149 afganë, bursistë të fondacionit “Shoqëria e Hapur”

Mbrëmë vonë në Maqedoni arriti edhe një grup prej 149 afganëve. Bëhet fjalë për buristë të fondacionit “Shoqëria e Hapur”dhe qytetarë që kanë punuar në misione ndërkombëtare për zhvillimin e demokracisë në Afganistan, si dhe anëtarë të familjeve të tyre. Ata janë strehuar përkohësisht në Shkup derisa të sigurohet transferimi në destinacionin e tyre përfundimtar. Shpenzimet mbulohen plotësisht nga organizatat ndërkombëtare. Pas arritjes në Shkup, afganët iu nënshtruan procedurve standarde, kontrolleve të sigurisë dhe mbrojtjes shëndëtore si dhe testeve PCR ndërsa i është ofruar edhe mundësia e vaksinimit. Deri më tani, në vend kanë mbërritur gjithsej 450 qytetarë të Afganistanit.

LEXO EDHE:

Back to top button