Shkupi ruan rekordin evropian, është qyteti me ajrin më të ndotur në kontinentin e vjetër

Shkupi ruan rekordin evropian, është qyteti me ajrin më të ndotur në kontinentin e vjetër

Gazetar: Avni Tahiri

Kthehet përdorimi i maskave nga ana e qytetareve të Shkupit për shkak të ajrit ekstrem të ndotur, shkruan Alsat.

Problem më të madh me frymëmarrjen kanë qytetarët më të moshuar dhe fëmijët.

Edhe pse ajri është tepër i ndotur qytetaret thonë se përsëri detyrohen që të dalin jashtë për të kryer obligimet e tyre.

“Mendoj se më mbron, edhe pse nuk ndihmon asgjë por së paku në mënyrë psikike me ndihmon që së paku ajrin që e thithi të jetë diçka. Në Shkup ja e shihni si është e kemi shumë të qartë se sa i ndotur është ajri, në këtë mënyrë mbrohemi pak edhe pse ndjehet përsëri tymi por jo aq shumë, mendoj se ndihmon maska”, tha njw qytetar.

“Arsyeja është shkaku i mjegullës dhe ndotjes së ajrit, duhet të ruhemi vetë dhe nëse nuk e ruajmë veten askush nuk na ruan”, u shpreh njw qytetar tjetwr.

“Po me maskë është më ndryshe, sadopak më ndihmon dhe e mbaj shkaku i mjegullës dhe sëmundjes, nuk mund të marr frymë dhe duhet patjetër të vijë shkaku i dokumenteve personale”, theksoi njw qytetar.

E sa i përket asaj se sa është i ndotur ajri në Shkup sot të dhënat e fundit të IQAir, kompani zvicerane e teknologjisë së kualitetit të ajrit në gjithë botën tregon se përveç Shkupit edhe në qytetin e Tetovës ajri është tepër i ndotur.

Në Tetovë janë regjistruar grimca kryesore që përbën ajrin e ndotur, PM2.5, e cila është më shumë se dyfishi i masës që rekomandon Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Qytetet e tjera më ajrin më të ndotur janë edhe Strumica, Kumanova dhe Kavadari.

Në këto nivele të ndotjes këshillohet që të mbyllen dyert dhe dritaret për të parandaluar hyrjen e ajrit të ndotur në dhomë. Ata që janë të ndjeshëm këshillohen të qëndrojnë brenda ose nëse dalja jashtë është e pashmangshme rekomandohet mbajtja e maskës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button