Sholc: Është ulur rreziku bërthamor nga Rusia

Sholc: Është ulur rreziku bërthamor nga Rusia

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë është zvogëluar tash për tash. “Rusia është ndalur së kërcënuari për përdorim të armës bërthamore, si përgjigje ndaj qëndrimit të komunitetit ndërkombëtar që diçka e tillë përbën vijë të kuqe”, ka thënë ai. Scholz ka thënë se vizita e tij në Kinë ka kontribuuar në “vënien e ndalesës” ndaj kërcënimit për përshkallëzim bërthamor.

Ai ka thënë se bashkë me presidentin kinez, Xi Jinping, janë pajtuar që “armët bërthamore nuk duhet të përdoren” dhe këtë qëndrim më pas e ka mbështetur grupi i 20 vendeve më të industrializuara në botë – G20.

Të mërkurën, presidenti rus, Vladimir Putin ka sugjeruar që Moska do ta përdorë armën bërthamore vetëm si shenjë hakmarrjeje.“Ne nuk jemi çmendur, ne jemi të vetëdijshëm çka janë armët bërthamore”, ka thënë Putin, në një takim të Këshillit rus për të Drejta të Njeriut. Mirëpo Shtetet e Bashkuara i kanë konsideruar këto komente vetëm si “bisedë e lirë”. “Është e rrezikshme dhe bie ndesh me frymën e asaj deklarate që ka qenë në thelb të regjimit për mospërhapje bërthamore prej Luftës së Ftohtë”, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.

LEXO EDHE:

Back to top button