Shoqatat e diabetikëve kërkojnë zgjidhje për insulinat, në të kundërtën kërcënojnë me protesta

Shoqatat e diabetikëve kërkojnë zgjidhje për insulinat, në të kundërtën kërcënojnë me protesta

Gazetare: Evi Shkopi

Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve sot doli me 5 kërkesa drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas tyre insulinat dhe terapitë për trajtimin e diabetit vazhdojnë të vonohen dhe nuk kuptojnë përse ndodh diçka e tillë përderisa të njëjtat tashmë kanë mbërritur në vendin tonë. Kërkesa e tyre kryesore është që nëpër farmaci të ketë shirita për matjen e glukozës në gjak dhe të ketë më shumë lloje prej tyre, pasi disa nuk janë cilësore, ndërsa tek ne, siç thanë, ka vetëm 8 deri 10 lloje. Kërkojnë nga Ministria e Shëndetësisë që t’u mundësohet çmim përcaktues. Ata thonë se kërkesat në fjalë duhet të plotësohen brenda këtij vitit, duke theksuar nuk ju interesojnë procedurat, por ju intereson zgjidhja e problemeve. Këtë herë paralajmërojnë institucionet se nuk do të ketë më tolerancë.

“Duke filluar prej sot e deri më 20 korrik duhet të mbërrijnë pas vendimit të komisionit shtetërorë të shkallës së dytë. Nëse nuk i marrim as më 20 apo 21 korrik , pra e enjte e premte pas dy javësh, ne atëherë vërtet do të vijmë këtu dhe prej këtu do të nisemi drejt Qeverisë bashkë me pacientët dhe të gjithë. Janë tejkaluar të gjithë kufijtë e tolerancës. Të mos flasim për buxhetet familjare se s ana janë shkatërruar”, deklaroi Dime Velev – Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve.

Kërkesë tjetër e tyre është që 5 mijë personave që vuajnë nga diabeti i tipit 1 te pajisen me sendorë për matjen e diabetit, ndërsa prioritet të kenë fëmijët. Në vendin tonë ka vetëm 6 të tillë.

“Vërtet ne tashmë 6 muaj nuk kemi lente. Ja sot kontrollova akoma nuk kemi gjilpëra dhe për fat të keq nuk kemi pajisje për pompa insuline. Pra fëmijët nuk mund të mbërrijnë deri tek insulina. Përpiqemi të ndihmojmë njëri tjetrin. Kush ka rezerva nga një apo dy stilolapsa ashtu gjindemi”, tha Jordan Sinadinov- kryetar i Shoqatës së diabetikëve-Koçan.

Ata thonë se ka persona që marrin insuline të cilët duhet të bëjnë matje të glukozës në gjak më shumë se njëherë në dit dhe kjo do të thotë dhe kjo do të thotë dy mijë deri tre mijë denarë më shumë shpenzim dhe se buxhetet familjare e kanë të vështirë të përballojnë kosto të tilla. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button