Short i favorshëm për favoritët, asnjë derbi spektakolar

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e eliminimit direkt në garën më të madhe evropiane për klube Ligën e Kampionëve. 16 skuadra të mbetura në garë kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich, Arsenal, Real Madrid, Real Sociedad, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Manchester City dhe Barcelona janë skuadrat që kanë fituar grupet.

Ndërkohë nga vendet e dyta janë kualifikuar skuadrat si Copenhagen, PSV, Napoli, Inter, Lazio, PSG, RB Leipzig dhe Porto.

Dyshet e 1/8 së finales

Porto – Arsenali

Napoli – Barcelona

PSZH – Real Sosiedat

Inter – Atletiko Madrid

PSV – Borusia Dortmund

Lacio – Bajern Munih

Kopenhagë – Man. Siti

Lajpcig – Real Madrid

 

Takimet e para e këtij raundi do të luhen në datat 13/14 shkurt dhe 20/21 shkurt, ndërsa duelet e kthimit janë parashikuar në datat 2/6 mars dhe 12/13 mars.

Pasi të mbarojnë këto sfida, do të hidhet shorti i çerekfinaleve, ku më pas do të mësohen dhe çiftet gjysmëfinale dhe finale.

LEXO EDHE:

Back to top button