Është hedhur shorti për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve në Nion, në selinë e UEFA-së. Tetë ekipet që kaluan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, do të kërkojnë të kalojnë tutje pasi e duan finalen e Parisit.
Çellsi, kampioni në fuqi do jetë nikoqire e ekipit të Real Madrid. Man. Siti pret ekipin e Diego Simeone, Atletiko Madridin. Viljareali, do të jetë nikoqir i Bajern Munihut. Me formën e mirë që po kalojnë, ‘bavarezët’ pritet të kalojë tutje në gjysmëfinale, shkruan lajmi.net.
Benfika sfidon Liverpullin në çerekfinale të Ligës së Kampionëv, ndeshje kjo e lehtë së paku në letër për ekipin e Premier Ligës.
Ndeshjet e para të çerekfinales së Ligës së Kampionëve zhvillohen më pesë dhe gjashtë prill. Ndërsa ndeshjet e dyta zhvillohen në datat 12 dhe 13 prill nga ora 21:00.
Finalja e Ligës së Kampionëve luhet me 28 maj në ‘Stade de France’, Paris.
Çerekfnale
Çellsi – Real Madridi
Man. Siti – Atletiko Madridi
Benfika – Liverpulli
Viljareali – Bajern Munihu
GJysmëfinale
Man. Siti – Atletiko Madridi vs Çellsi – Real Madridi
Benfika – Liverpulli vs Viljareali – Bajern Munihu








