Shorti: Kukësi – Tirana, derbi i javës së parë

Në sallën e konferencave të stadiumit “Air Albania” është hedhur shorti për kalendarin e “Abissnet Superiore” për sezonin 2022-2023, që është edhe edicioni i 84-t e Ligës Superiore në Shqipëri.

Në Kategorinë Superiore këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, KF Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Kastrioti, KF Egnatia, KF Bylis dhe KF Erzeni.

Ndryshe nga sezonet e kaluara për shkak të finaleve të Botërorit “Katar 2022” dhe ngjeshjes së kalendarit të UEFA-s për ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Konferencës, kampionati do ndërpritet më 14 nëntor 2022, për t’u rikthyer më 7 dhjetor.

Në ditët në vazhdim do të hidhet dhe shorti për kampionatet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë, që nisin respektivisht në datat 3 shtator dhe 1 tetor.

Java e Parë

Partizani – Egnatia

Laçi – Teuta

Bylis – Kastrioti

Erzeni – Vllaznia

Kukësi – Tirana

Abissnet Superiore do të startojë më 20.08.2022 dhe do të mbyllet më 24.05.2023.

LEXO EDHE:

Back to top button