Shorti, Maqedonia në grupin e vështirë në EURO 2022

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll, mësoi kundërshtarët për Kampionatin Evropian, i cili nga 4 e deri më 20 nëntor, do të zhvillohet në Maqedoni, Slloveni dhe Malin e Zi.

Pas hedhjes së shortit në Lubjanë, Maqedonia u ndal në Grupin C, së bashku me kombëtaret e Rumanisë, Holandës dhe Francës. Është një grup i vështirë, pasi që të tre kombëtaret janë ish kampion të Evropës dhe botës.

Në fazën e dytë, do të vazhdojnë vetëm 3 kombëtaret e para në grupe. Ndërkohë garat e raundit të dytë do të zhvillohen në Lubjanë dhe Shkup, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja do të zhvillohen në kryeqendrën e Sllovenisë.

Kujtojmë se për Maqedoninë, kjo është pjesëmarrja e parë pas EURO 2012, në të cilën hendbollistet e Maqedonisë u ndalën në vendin e fundit, ose të 16-të.

LEXO EDHE:

Back to top button