Shorti në Ligën e Konferencës, Çellsi mund të vihet përball spanjollëve

Në Ligën e Konferencës, tetë skuadrave të cilat u kualifikuan play-off, i shtohen 8 ekipet që u renditën të parat në fazën në grupe me emra të rëndësishëm si Çellsi e Fiorentina që duan t’i shkojnë ë fund turneut.
Sipas skemës së paracaktuar nga UEFA, klubet janë të ndara në minigrupe nga të cilat do të dalin përballjet. Dhe pikërisht Çellsi është ajo që rrezikon të ketë një sfidë të vështirë përballë spanjollëve të Betisi.
Ndërsa Fiorentina mund të përballet me Borac Banja Luka, skuadra e cila vetëm falë penalltive ia doli të eliminonte Egnatian në turn e parë të Ligës së Kampioneve në këtë edicion.
NDARJA E SHORTIT
Betis ose Kopenhagë kundër Çellsit ose Vitoria Gimaraesh
Jagellonia ose Molde kundër Legia Varshavë ose Sërkëll Bryzh
Çelje ose Pafos kundër Djurgardens ose Lugano
Panathinaikos ose Borac kundër Fiorentina ose Rapid Vjenë