Shou në pushim të finales së Botërorit të vitit 2026, njëjtë si edhe në “NFL”
Finalja e Kupës së Botës nëvitin 2026 do të ketë një shou në mes dy pejsëve të finales, të stilit “Super Bowl” të prodhuar nga Global Citizen. Lajmin e konfirmuan FIFA dhe Global Citizen gjatë festivalit të shtunën e 28 shtatorit.
Global Citizen, një grup i fokusuar në organizimin e eventeve argëtuese për të luftuar urinë në botë, ka një partneritet katërvjeçar me FIFA-n dhe finalja e Botërorit të 2026-ës do të shënojë bashkëpunimin e parë midis dy organizatave.
“Misioni i FIFA-s është të zhvillojë futbollin në çdo cep të botës dhe të ketë një ndikim pozitiv në shoqëri”. Përmes këtij partneriteti, FIFA dhe Global Citizen do të bashkojnë botën e sportit dhe argëtimit për të kontribuar në mënyrë aktive për një botë më të mirë. Ne po angazhohemi për një sërë aktivitetesh të përbashkëta që do të ndihmojnë në promovimin e aksesit në futboll dhe angazhimin e tifozëve të sportit në një përpjekje për të krijuar ndryshime pozitive në komunitetet e tyre lokale,” tha presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino në një deklaratë për “Variety”.
Ideja e një shfaqjeje të pjesës së parë për finalen e Kupës së Botës shumë të ndjekur ka qenë një temë spekulimesh. Tani, FIFA dhe Global Citizen e kanë konfirmuar. Vendimi ishte po aq i qartë sa shumë e prisnin, pavarësisht nga disa skeptikë që dyshonin se audienca evropiane nuk do të toleronte formatin e zgjatur të pjesës së parë njësoj si “NFL”.