Shpaloset klubi i ri i hendbollit me emrin “Alkaloid”

Hendbollit vendor, nga dita e sotëm i është shtuar edhe një klub i hendbollit. Bëhet fjalë për Klubin e Hendbollit “Alkaloid”, i cili do të garojë në Ligën e Dytë dhe do të bazohet te hendbollistët e rinj, të cilët do të kenë mundësinë që të dëshmohen dhe afirmohet në hendbollin vendor. Sponsor kryesor dhe pronar i klubit do të jetë “Alkaloidi” me Zhivko Mukaetovin, ndërsa president i klubit do të jetë ish hendbollisti dhe pjesa e ekipit menaxherik të “Alkaloidit, Goran Minov.

Mukaetov: Do të promovojmë vlerat e vërteta

“Qëllim i ynë është talentet e reja që do të tregojnë dëshirë dhe potencial, ti drejtojmë dhe modelojmë sipas një sistemi të definuar, punës së rregullt dhe vlerave të vërteta sportive dhe jetësore. Ky është edhe qëllimi ynë si kompani, si sponsor i këtij projekti: ndërtimin dhe drejtimin e talenteve të reja të hendbollit në Maqedoni. Parimet kryesore të kompanisë “Alkaloid” do t’i transferojmë te ky klub. Dhe si kompani do të kërkojmë që të promovohen vlerat e vërteta, integriteti dhe kredibiliteti i punës së përgjthshme.

Në prezantimin e klubit të ri, u firmos edhe memorandum i bashkëpunimit me “KL7”, Akademinë e Hendbollit, të cilën e drejton Kiril Lazarov. Skuadra e re e hendbollit, stërvitjet dhe garat do ti zhvillojë në palestrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Lazarov: Të sjellim më të mirën nga hendbolli

“Qëllimi kryesor i këtij projekti është që hendbollistëve të rinj tu mundësojmë proces kualitativ të stërvitjes , që sipas meje është një faktor i rëndësishëm dhe tu mundësojmë një kuadër të ekspertëve, që me kalimin e viteve, për çdo ditë do të mund të edukohen dhe të stërviten dhe të njoftohen me metoda kualitative të punës. Jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë edhe me klube të tjera, me qëllim që të sjellim më të mirën për hendbollin vendor dhe përfaqësueses së Maqedonisë.

Ndërkohë kompania “Alkaloid” që është 100 për qind pronar i klubit, në të ardhmen nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me partner të rinj, në proporcion me rritjen e klubit.

LEXO EDHE:

Back to top button