Shparkase në Shkup i bashkohet festës së Stajermarkishe Shparkase që shënon 200 vjetorin e ekzistimit

Shparkase në Shkup i bashkohet festës së Stajermarkishe Shparkase që shënon 200 vjetorin e ekzistimit

Banka Shparkase në Shkup i bashkohet festës së përvjetorit të rëndësishëm të grupit të saj amë Stajermarkishe Shparkase që shënon 200 vjetorin e ekzistimit.

Ky përvjetor është një simbol i besimit, stabilitetit dhe mbështetjes së vazhdueshme që ky institucion bankar i njohur u ka ofruar pothuajse 3 milionë klientëve, përmes 195 degëve në të gjithë grupin, për dy shekuj.

Nën moton “Bota e së Nesërmes” Grupi Sparkasse Stajermarkishe Shparkase dërgon një mesazh për të ardhmen, se me angazhim të përbashkët mund të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë ne.

Sanel Kusturica, president i Bordit Drejtues i Shparkase Bank në Shkup tha se misioni i Bankës është partneriteti i besueshëm me klientët i cili i kupton nevojat e njerëzve dhe kontribuon në mënyrë aktive në zhvillimin e komunitetit.

Banka do të jetë e përkushtuar ndaj investimeve të drejtpërdrejta në komunitet duke mbështetur segmente kyçe, përkatësisht: arsimin dhe shëndetin financiar, kujdesin ndaj mjedisit, ekonominë e qëndrueshme dhe të gjelbër, kulturën, sportet dhe projektet e qëndrueshmërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button